Heqja e rrudhave

Heqja e rrudhave

Trajtimi me lazer CO2 të fraksionuar mundëson heqjen e besueshme të rrudhave, shenjave dhe njollave të pigmentit.

Rrezja lazer e CO2, e cila në ndryshim nga metodat më të vjetra të lazerit deperton vetëm në shtresat e siprme dhe të mesme të lëkurës duke kursyer hipodermin, stimulon formimin e kolagjenit të ri dhe mundëson kështu heqjen e përhershme të rrudhave. Meqenëse kjo metodë inovative e prek lëkurën në masë më të vogël, indet e trajtuara shërohen dështueshëm më shpejt.

Çfarë tjetër e dallon lazerin CO2 të fraksionuar?

  • Rudhat e imta mund të lëmohen, struktura e lëkurës të përmirësohet dhe elasticiteti të rritet.
  • Shenjat e shkaktuara nga aksidentet ose aknet mund të hiqen në mënyrë të besueshme brenda dy deri tre trajtimeve.
  • Rezultate të mira mund të arrihen edhe me shenjat pas operacioneve ose djegieve.
  • Eliminimi i njollave të lëkurës të lidhura me moshën.
  • Rinovimi i lëkurës përmes trajtimit me lazer CO2 të fraksionuar.

Si zhvillohet një trajtim me lazer CO2 të fraksionuar?

Gjatë aplikimit të lazerit, pacienti ndjen vetëm një shpim të lehtë — trajtimi nuk është i dhimbshëm. Pas ndërhyrjes, fytyra juaj do të ftohet, pasi një ndjesi e lehtë djegieje mund të ndihet për disa orë. Një skuqje e theksuar e lëkurës, e cila mund të zgjatë dy deri tre ditë, është një efekt anësor i mundshëm. Përvec kësaj, mund të shfaqen ënjtje të lehta në zonën rreth syve.

Makiazhi mund të aplikohet përsëri pas një dite, ndërsa ekspozimi intensiv dhe i drejtpërdrejtë ndaj diellit duhet të shmanget për dy deri tre muaj. Pas kësaj, rekomandohet të vazhdoni të mbroni lëkurën duke përdorur krem dielli me faktor të lartë mbrojtjeje për një kohë.

Lajmet

Më shumë nga Journali

Keni pyetje?

Konsultim falas